Henry bën shaka me Zazan e Pellen: Ishin penalltitë më të këqija në historinë e futbollit (Video)

Thierry Henry, ka folur mbi penalltitë e sfidës së mbrëmshme në ndeshjen mes Gjermanisë dhe Italisë

Ai i vlerësoi gabimet e Graziano Pelles dhe Simone Zazas, si ndër më të këqijat në historinë e futbollit, por sipas yllit të Arsenalit e Barcelonës, Darmian do të kritikohet më së shumti për faktin se dështoi penalltinë e fundit.

“Sigurisht që njerëzit do ta kujtojnë për një kohë të gjatë penalltinë e humbur nga Darmian, pasi që ai ishte i fundit, por unë po të isha tifoz italian do të mendoja për gabimet e kryera nga Pelle dhe Zaza”, deklaroi Henry në “Sky Sports”.

“Gabimet që pashë të shtunën ishin padyshim ndër penalltitë më të këqija që unë kam parë ndonjëherë në historinë e futbollit”, shtoi francezi.