Muja: Veseli e ka në dorë zgjidhjen për demarkacionin

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Shaip Muja, ka thënë se Kadri Veseli e ka në dorë zgjidhjen e problemit të demarkacionit.

Sipas tij, një gjë e tillë mund të bëhet brenda 24 orëve, për të shkuar pastaj te vendimi për zgjedhje të parakohshme.

Këtë propozim Muja e ka dhënë teksa ka treguar se Kadri Veseli udhëheq me partinë më të madhe në Kosovë, PDK-në, dhe është në pozitën nga e cila mund t’i kërkojë përgjegjësi Qeverisë për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

Në një tekst autorial botuar te gazetablic.com, ai ka thënë se në situatën aktuale asnjë deputet s’do të votojë pro demarkacionit, për shkak të rrezikut që të hyjë në histori si tradhtar.