Ëndrra e Pep Guardioles në Manchester City

Pep Guardiola foli për herë të parë në një konferencë për shtyp si menaxher i Manchester Cityt.

Ai dëshiron të fitoj me klubin e ri shumë tituj, dhe gjithashtu të fitoj besimin e tifozëve. Por, e pranon që në Premierligë është e vështirë të fitosh 5 ndeshje radhazi apo më tepër.

“Unë e di që është më ndryshe këtu në Angli. Është e vështirë për ta gjetur mënyrën se si të fitosh ndeshjet e sidomos 4,5 ose 6 ndeshje radhazi nuk është fare e lehtë”, është shprehur Pep.

Gjithashtu, gjatë konferencës ai kishte vetëm një ëndër.

“Ëndrra ime është që Vicente Kompany të kthehet në formë. Ai në dy vitet e fundit nuk ka zhvilluar lojë të mjaftueshme. Ai është një prej mbrojtësve më të mirë”, ka thënë Guardiola.