Rritja e taksave në kurriz të qytetarëve…reflektohet tek çmimi i produkteve

Pas një rënie afër zeros në muajt e parë të 2016, niveli i përgjithshëm i çmimeve ka nisur të rritet në muajin qershor, duke arritur në 1.2 %.

Përveç veshjeve dhe komunikimit të gjitha grupet e tjera të mallrave kanë shënuar rritje vjetore duke reflektuar kështu rritjen e taksave dhe kostove për industri të veçanta.

Rritja e taksave bashkiake në Tiranë dhe rritja e kostove të biznesit në tërësi, sidomos nga mbifaturimi i energjisë elektrike me tre lekë, duket se  është transferuar në çmime

Sipas INSTAT rritja vjetore në muajin Qershor është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +0,97 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” kanë kontribuar me +0,19 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” kanë kontribuar me +0,07 pikë përqindje. Çmimet e grupit ”Mobilje, paisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” kanë kontribuar me +0,06 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” dhe “Argëtim dhe kulturë” kanë kontribuar secili me nga +0,04 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Hotele, kafene e restorante” kanë kontribuar me 0,03 pikë përqindje dhe çmimet e grupit “Shëndeti” kanë kontribuar me 0,02 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Transporti” kanë kontribuar me -0,23 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” kanë kontribuar me -0,06 pikë përqindje dhe çmimet e grupit “Komunikimi” kanë kontribuar me -0,03 pikë përqindje.

Krahasuar me muajin Qershor 2015, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shërbimi arsimor” me 4,8 % pasuar nga grupi, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,7 %, grupi “Argëtim e kulturë” me 1,6 %, grupi “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,4 %.

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “fruta” u rritën me 16,3 %, pasuar nga nëngrupi “zarzavate përfshirë patatet“ me 7,1 %, nëngrupi “qumësht, djath e vezë” me 2,7 %, nëngrupi “sheqer, reçelna e ëmbëlsira” me 2,1 %. Çmimet e nëngrupeve “bukë e drithëra” dhe “mish” u ulën me nga 1,0 %.

Ndërsa, ulja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Transport” me 3,6 %, pasuar nga grupet “Veshje dhe këpucë” me 1,5 %, grupi “komunikimi” me 1,0 %.

Krahasuar me muajin Maj 2016, ulja më e madhe mujore e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije alkoolike” me 1,9 %. Brenda grupit të ushqimeve ulja më e madhe e çmimeve vërehet në nëngrupin “zarzavate përfshirë patatet” me 8,9 %. /Monitor/