51 autobusët presin pëlqimin e Kuvendit (Video)

Kuvendi i Kosovës e ka në dorë fatin e blerjes së 51 autobusëve të trafikut urban në komunën e Prishtinës. Por, fillimisht duhet që marrëveshja të procedohet në këtë institucion nga ana e Qeverisë, pas pëlqimit të dhënë edhe nga presidenti Hashim Thaçi.

Në një përgjigje për Tribuna Channel, zyra e kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se komuna i ka përmbushur dhe i ka përfunduar të gjitha procedurat, përfshirë këtu edhe tenderin ndërkombëtar për blerjen e autobusëve.

Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu për televizionin ka treguar se pas këtyre procedurave është një pritje prej 90 deri në 120 ditë për prodhimin e autobusëve të rinj të dedikuar për Prishtinën.

Ky garancion ia mundëson kompanisë publike “Trafiku Urban” të marrë kredi nga BERZH-i në vlerë prej 10 milion eurove.