Materazzi zbulon se çfarë i tha Zidanit në finalen e Botërorit 2006

Marco Materazzi, më në fund ka zbuluar se çfarë i kishte thënë Zinedine Zidanes në finalen e Kampionatit Botëror ‘Gjermania 2006’

Ish ylli i Interit, Marco Materazzi, më në fund ka treguar se çfarë i kishte thënë ikonës së Francës, Zinedine Zidanes, para se ky i fundit ta godiste me kokë në gjokse, gjatë finales së Botërorit 2006.

Mediat e huaja kishin shkruar se Materazzi e kishte fyer nënën e Zidanes. Por, ish reprezentuesi i Italisë e mohon këtë.

“Ajo që i kam thënë ishte budalla. Por, kjo nuk e meritonte këtë reagim”, ka deklaruar Materazzi, përcjell Express.

“Në çdo lagje të Romës, Napoli, Milano e Paris, kam dëgjuar gjëra shumë më të rënda. Kam biseduar në lidhje me motrën e Zidanit, por jo me nënën e tij, ashtu si kam lexuar në disa gazeta. Nëna ime vdiq kur isha adoleshent, unë kurrë nuk do të ta fyeja nënën e tij”, ka theksuar ai.