Nga 20 korriku, bashkatdhetarët mund të pajisen online me polisën e sigurisë

Kështu u vendos në takimin që kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, realizoi me kryetarin i Këshillit të Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Rrahim Pacollin

 Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, pas takimeve me bashkatdhetarët, nga të cilët u informua për vështirësitë që u shfaqen atyre në hyrje të Republikës së Kosovës, pritjet dhe kolonat për t’u pajisur me sigurim të makinës, ka takuar edhe kryetarin i Këshillit të Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Rrahim Pacollin, me të cilin diskutoi rreth kësaj çështjeje.

Bashkëbiseduesit u dakorduan që nga 20 korriku, bashkatdhetarët që jetojnë në diasporë do të mund të pajisen online (përmes internetit) me polisën e sigurisë për të hyrë në Kosovë.

Kryetari Veseli falënderoi Zyrën e sigurimeve për gatishmërinë dhe mirëkuptimin e evitimit të kësaj vështirësie për bashkatdhetarët.