Pepe gëzon Portugalinë para ndeshjes me Francën (Foto)

Mbrojtësi portugez, Pepe do të jetë i gatshëm për ndeshjen finale të Euro 2016 ndaj Francës

Portugalia ka marrë një lajm të mirë para ndeshjes me Francën, e cila do të luhet nesër nga ora 21:00 në kuadër të finales së Euro 2016.

Mbrojtësi portugez, Pepe pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen finale të Euro 2016 ndaj Francës, përcjell Express.

Mbrojtësi i Real Madridit, i cili mungoi ndaj Uellsit shkaku i lëndimit, i është rikthyer stërvitjeve me ekipin. /Express/