Rrahmani dhe Selimi bisedojnë për mundësinë e përfshirjes së shëndetësisë në MCC

Prishtinë, 6 korrik – Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani priti sot në takim Zëvendësministrin e Jashtëm. Petrit Selimi,njëherësh Koordinator Nacional në Millennium Challenge Corporation (Koorporta e Sfidave të Mijëvjeçarit-MCC) – Zyra në Kosovë dhe ekonomistin kryesor të kësaj zyreje, z. Alban Zogaj.

Në këtë takim të karakterit informative është diskutuar lidhur me procesin dhe Zyrës së MCC në Kosovë dhe në veçanti lidhur me mundësitë e përfshirjes së sektorit të shëndetësisë në projektet e MCC-së, që do të ndihmonin fuqizimin e sektorit dhe përmirësimin në segmente të ndryshme të saj.

Në takim është vlerësuar se aplikimi me çfarëdo projekti që do t’i kontribuonte zvogëlimit të varfërisë, përmirësimit të indikatorëve shëndetësore dhe mirëqenies sociale në MCC Amerika, duhet të shoqërohet me analizë të mirëfilltë sektoriale, ndërkohë që z. Selimi e njoftoi Ministrin Rrahmani edhe me vizitën e delegacionit të MCC-së nga Uashingtoni në Kosovë, ku do të mund të diskutohet edhe për sfidat e shëndetësisë.