Cili VIP shqiptar duket më seksi në bikini [Video]

Përgjatë gjithë vitit, frekuentojnë palestrën ose bëjnë vazhdimisht kujdes me ushqimin, për të pasur linja perfekte. Megjithatë, akoma dhe më e domosdoshme bëhet përkujdesja gjatë stinës së verës.

Diell, det dhe foto. Ky është qëllimi që i vendosin vetes bukuroshet shqiptare në këto ditë të nxehta të verës.

Po të hedhësh një sy në profilet e këtyre artisteve, mund të shohësh pafundësisht foto me bikini, me plot ngjyra dhe me aksesorë të kombinuar më së miri, duke u ndjekur si model dhe shembull nga shumë femra në rrjetet sociale.

Angela Martini përtej çdo parashikimi. Thjesht seksi dhe mahnitëse. Bukuroshja shqiptare ka pozuar në bikini duke treguar edhe një herë linjat e përkryera fizike. Modelja seksi ka postuar fotografi kohë pas kohe, duke treguar se si po i shijon ditët e nxehta të verës. Edhe kësaj radhe, Martini u ka dhuruar fansave fotografi nga pushimet e saj të fundit.

Një nënë seksi mund të konsiderohet këngëtarja Nora Istrefi, e cila padyshim cilësohet si një nga femrat me linja perfekte të trupit. Ajo madje është një ndër këngëtaret e para që publikoi foto me rroba banje, derisa po relaksohej me pushime. E bërë nënë para një viti, Nora shfaq një trup për t’u pasur zili, teksa pozon me bikini të zeza.

Edhe këngëtarja nga Shkupi, Adelina Tahiri, harxhon një pjesë të mirë të ditës në palestër. Një tjetër faktor që ndikoi pozitivisht në trupin e saj, ka qenë edhe kërcimi, pasi këngëtarja ishte pjesëmarrëse edhe në “Dancing With The Stars”. Aty, për tre muaj rresht ishte tejet aktive në palestër. Dhe sigurisht, që nuk ngurron të pozojë me rroba banjo, që padyshim duket seksi.

Enca Haxhia ka shijuar këto ditë të nxehta për t’u relaksuar para koncerteve që do të mbajë këtë verë. Këngëtarja ka postuar disa fotografi me bikini në rrjetet sociale, duke marrë poza të ndryshme. Edhe pse hyn te femrat më të plota, Enca Haxhia ka mahnitur adhuruesit e saj me pozat tejet provokuese.

Aurela Hoxha nuk po ndalet së publikuari fotografi, teksa shihet në bikini dhe mjaft provokative. Një kujdes i shtuar shihet në përzgjedhjen e rrobave të banjos, në të cilat Hoxha duket shumë sensuale.

Dafina Zeqiri duket se ka arritur të ndërtojë një trup që dëshiron. Për këtë arsye, këngëtarja e shumë hiteve i ekspozon format e saj, sa herë që i jepet mundësia. Kësaj radhe, ajo i ka publikuar disa fotografi në rrjetet sociale, ku në plan të parë është trupi i saj. Në pozat e saj, Duffy ka të veshura bikini me ngjyrë të zezë që duket e nxehtë.

E pasionuar pas stilit “pin-up”, Armina Mevlani shfaqet buzë detit, njëjtë si dikur Marilyn Monroe me rroba banje. Ajo që bllogerja 25-vjeçare ka bërë, është rikrijimi i disa prej pozave më të famshme të seks-simbolit amerikan.