Mbahet panairi me artizanale, veshje kombëtare dhe ushqime tradicionale

Prishtinë, 12 korrik – Mbështetur nga Ministria e Diasporës, sot në Prishtinë mbahet panairi me punime artizanale, veshje kombëtare dhe ushqime tradicionale.

Në këtë panair, i cili organizohet në kuadër të “Ditëve të diasporës”, prodhimet e tyre do t’i prezantojnë prodhues të ndryshëm.

Hapja e panairit do të bëhet sot duke filluar nga ora 11:00 në Sheshin “Zahir Pajaziti”