‘Mega-tërmeti’ që do të godasë rëndë 140 milionë njerëz, është i pashmangshëm

Në Bangladesh dhe në pjesën lindore të Indisë, është duke u krijuar një ‘mega-tërmet’, i cili do të rrezikojë jetën e 140 milionë njerëzve, që jetojnë në diametër deri në 100 kilometra në afërsi të epiqendrës.

Sipas ekspertëve, ky tërmet do të bëjë baltën e lëngshme e cila më pas do të përpijë ndërtesat, rrugët dhe njerëzit, transmeton Telegrafi.

Sipas hulumtimit të botuar në ‘Nature Geoscience’, ky tërmet është i pashmangshëm, meqë disa seksione të tokës do të ndeshen mes vete duke shkaktuar dridhje të hatashme.

Më së keqi do ta pësojë popullata që jetojnë në vendbanime të dendura në Bangladesh, ku shtëpitë e dobëta do të rrëzohen menjëherë.

Balta që është akumuluar në pjesën e poshtme të lumenjve Gang dhe Brahmaputra, do të ‘dridhen si xhelatinë’ duke shkatërruar gjithçka sapo të del nga lumi.

Gjithnjë sipas studimit të bërë nga Univesiteti i Dakës, rreth 63 kilometra katrorë do të shkatërrohen shkaku i tërmetit, duke mbytur gjithçka që ndodhet në të. /Telegrafi/