Verifikimi i viktimave të dhunës seksuale të luftës, peng i formimit të Komisionit qeveritar

Në nëntor të vitit 2015 ishte paralajmëruar formimi i një komisioni qeveritar për verifikimin e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës.

Ka kaluar gati një vit, por ky komision nuk është formuar. Pa këtë komision nuk mund të bëhet as verifikimi i viktimave, shkruan sot Koha Ditore.

Shefi i kabinetit të kryeministrit, Sokol Havolli, ka thënë se si proces është me rendësi që fillimisht të pranohen aplikacionet.

Sipas tij, sekretariati për pranimin e aplikacioneve është funksional dhe se nuk mund të konsiderohet se është duke u vonuar procesi tutje.

Në muajin korrik të vitit 2014 ishte organizuar peticioni “Kërkojmë drejtësi ndërkombëtare për gratë e dhunuara gjatë luftës së fundit në Kosovë”, ku ishin mbledhur 115 mijë e 759 nënshkrime në 29 komuna të Kosovës.