Barcelona nuk ka të ndalur, siguron edhe një përforcim (Foto)

Pas Samuel Umtitit, Barcelona është afër t’i siguroj edhe shërbimet e mbrojtësit të Romës, Lucas Digne.

Barcelona është shumë aktive në këtë afat kalimtar. Kampioni i Spanjës ka arritur marrëveshje me Romën për transferimin e mbrojtësit të krahut, Lucas Digne, raporton,Mundo Deportivo.

Digne do të jetë futbollist i ri i skuadrës nga Camp Nou, me të cilin klub do nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me Barcelonën.

Ky lojtar i ekipit të Luis Enriques do t’i kushtoj 16 milion euro. Digne do të jetë përforcimi i tretë i Barcelonës pas Samuel Umtitit (Lyon) dhe Denis Suarez (Villareal). /Express.