Mediat ndërkombëtare njoftojnë rreth gërmimeve për varrezë masive në oborrin e UP’së

Associated Press (AP) ka shkruar sot për gërmimet që kanë filluar në oborrin e Universitetit të Prishtinës për një varrezë të dyshuar masive.

“Autoritetet kosovare kanë filluar gërmimet në kryeqytet të vendit, Prishtinë, për varreza të personave të zhdukur që nga lufta e vitit 1999”, shkruan AP.

“Buldozerët filluan gërmimet të mërkurën në kampusin e Universitetit të Prishtinës, pas dyshimeve për një varrezë masive, bazuar në raportet e dëshmitarëve” shkruan AP më tej.

AP po ashtu njofton edhe për numrin e personave ende të zhdukur nga lufta në Kosovë, që janë 1650 persona që nga përfundimi i luftës në vitin 1999.

AP citon edhe serbin Veljko Odalovic nga Komitetit Për Persona të Zhdukur i Serbisë, i cili ka thënë: “Është një vend shumë i komplikuar… prandaj dhe ka nevojë për përkushtim të plotë nga të gjithë ne në mënyrë që t’i japin një përgjigje kësaj pyetje.”

/Gazeta Express/