20 ton mish pule me afat të skaduar ndalohen të hyjnë në treg

Prishtinë, 14 korrik – Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ne bashkëpunim me Doganat e Kosovës sot ka bërë asgjësimin e 20595 kg mish i pulës me origjinë nga Britania e Madhe.

Inspektori Veterinarë kufitarë i AUV-së gjatë kontrollit të rregullt ka hasur në një ngarkesë me produkte me afat të skaduar.

Inspektori menjëherë e ka ndaluar, ka bërë bllombimin dhe ka bërë refuzimin e lejimit të futjes në treg të brendshëm për konsum.

Ashtu siç parashihet me ligjet ne fuqi. Operatori i biznesit importues ka paraqitur kërkesë pranë AUV-së qe ti mundësohet asgjësimi.

Sot nën monitorimin e Inspektorëve të AUV-së dhe Doganave të Kosovës është kryer i gjithë procesi i asgjësimit.

Brenda në terminal është shkurruar produkti me hedhje ne mikserin e mjeteve të pastrimit dhe pastaj është groposur ne deponin e mbeturinave në Dragash.

Ne secilin rast kur Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë gjatë inspektimeve has ne produkte me afat të skaduar menjëherë i ndalon qe të hyjnë ne treg për konsum.

Vendimi për asgjësimit i këtyre produkteve merret, për të pamundësuar manipulimin ne çfarëdo forme me ato produkte apo pengohet rikthimi i tyre ne treg.

Meqenëse kjo sasi e mishit ne bazë te ligjeve ne fuqi dhe rregulloreve për siguri ne ushqim nuk i përmbush kriterin e ushqimit te sigurt, si i tillë paraqet  rrezik për shëndet të qytetareve dhe nuk lejohet përpunimi apo shitje ne treg.

Synim kryesor është ruajtja e shëndetit të qytetareve nga produkte të dyshimta apo qe nuk i plotësojnë kushtet për konsum.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë siguron të gjithë qytetaret se ne asnjë mënyrë nuk lejon futje ne treg te produkteve ushqimore te dyshimta për të rrezikuar shëndetin e tyre.