Airbus ulj prodhimin e aeroplanëve gjigantë A380

Detroid, 14 korrik – Kryezyrtari ekzekutiv i gjigantit europian të prodhimit të aeroplanëve “Airbus” thotë se kompania e tij mbetet optimiste për perspektivat afatgjata të prodhimit të aeroplanëve super të mëdhenj të udhëtarëve “A380″, pas shpalljes së shkurtimit të prodhimit të tyre.

Ai theksoi se shpreson që pakësimi i prodhimit nuk do të zgjasë më shumë se një ose dy vjet.

Një ditë më parë, \”Airbus\”-i njoftoi se prodhimi vjetor i \”A380\” do të ulet në 12 në vit, nga 27 që është tani.

Standardi i ri i vëllimit të prodhimit do të nisë nga viti 2018.

Njoftimi ka çuar në shqetësime për shtyrje të zbatimit të porosive, por kompania këmbëngul se një gjë e tillë ka pak gjasa të ndodhë.