BE me plan për reformimin e Sistemit të Përbashkët Europian të Azilit

Bruksel, 14 korrik – Komisionari i BE-së për Migracionin dhe Punët e Brendshme Dimitris Avramopoulos njoftoi të mërkurën planet e BE-së për reformë në Sistemit të Përbashkët Europian të Azilit.

Reforma synon ndryshimin e politikës së tanishme të shpërndarjes së refugjatëve, harmonizimin e procedurave e të standardeve të kërkimit të azilit dhe përmirësimin e kushteve të punës e të studimit të refugjatëve në BE.

Masat pritet të zbutin presionin ndaj Gjermanisë, Suedisë etj.

Sipas të dhënave të Zyrës së Statistikave të BE-së, numri i refugjatëve nga Lindja e Mesme që kanë hyrë \”ligjërisht\” në BE nga janari i vitit 2015 ka arritur 1.3 milionë. Pjesa më e madhe e tyre janë vendosur në Gjermani, Suedi etj.

Avramopoulos-i theksoi se, pas reformës së Sistemit të Përbashkët Europian të Azilit, refugjatët e ligjshëm do të përfitojnë mbrojtje ligjore dhe vendet pritëse do t\’u ofrojnë refugjatëve standarde të njëjta.