Blushi i kujtoi gafën nga e kaluara, shpërthen Mesila Doda: Me kë je mësuar të flasësh kështu? Të të vijë turp!

Replikat në distancë mes deputetit Ben Blushi dhe Mesila Dodës në lidhje me draft propozimet për zgjedhjen e president, sot kanë qenë të drejtpërdrejta në sallën e Parlamentit.

Nga foltorja e Parlamentit deputeti socialist Ben Blushi ashpërsoi tonet me Dodën duke thënë se “shkuli flokët” në Kuvend lidhur me amendamentin e propozuar nga 10 deputetët që sipas Dodës mbante autorësinë e PDIU.

Socialisti kujtoi gjithashtu gafën e bërë vite më parë nga një deputet që kishte ngatërruar Massimo Ranierin (këngëtarin) me Umberto Ranierin. Blushi nuk përmendi emrin e Dodës por deputetja doli dhe e pranoi vetë nga Kuvendi.

“Zotëria parafolës nuk përmendi emrin tim. Po flet për një gjë që ka ndodhur prej 15 vitesh, ishte gafa e departamentit po unë e marr përsipër. Ti vodhe protokollin e mbledhjes dhe që asaj kohe thua e ka marrë Mesila. Historia e vjedhjes është e gjatë. Është e mirë që gjërat që kanë një autor duhet të mbeten me një autor. The nisi të shkulë flokët? Me kë ke mësuar që të flasësh kështu me një grua?!!Ka dy mënyra si qasesh në politikë: t’i thuash gjërat si janë e të bësh demagogji. Unë s’kam bërë demagogji, s’kam lozur me dëshirat e popullit. Unë nuk kam qenë atëherë në parlament por parlamenti s’mund të mbetet pre e shantazheve të një personi të caktuar. Unë jam larguar nga partia politike por nuk më ke dëgjuar ti ngul thikën një për një e ti them e keni ju fajin, jo, kemi qenë të gjithë pjesë. Duhet të të vijë turp të flasësh për PDIU kështu! Nëse e ke problem se PDIU është një hap përpara ky është një problem që sna takon ne. Duhet ta zgjidhësh me veten. Je shumë i ri të flasësh e ti japësh autorësi diçkaje që sjell në Kuvend. E ardhmja është fushë e madhe ku secili nga ne mund të sjellë dicka të re. Unë vulgaritetit nuk i përgjigjem me vulgaritet.”, iu drejtua Doda nga foltorja e Parlametit.