Goli nuk iu shpall më i bukuri, por ja si reagon Shaqiri (Video)

Xherdan Shaqiri ka folur rreth mos zgjedhjes së golit të tij si më i miri i evropianit të futbollit.

Megjithëkëtë, reprezentuesi zviceran nuk është zhgënjyer duke thënë se të gjithë e dinë se cili është më i bukuri.

UEFA zgjedh golin më të mirë të Euro 2016, nuk është i Shaqirit (Foto/Video)UEFA zgjedh golin më të mirë të Euro 2016, nuk është i Shaqirit (Foto/Video)

“Nuk jam i zhgënjyer që goli im nuk u shpall më i miri. Me rëndësi është që të gjithë e dini se cili ishte më i bukuri”, tha ndër tjerash Shaqiri.

Ndryshe, goli më i mirë i Kampionatit Evropian u shpall ai i Zoltan Geras, i cili u realizuar në takimin Portugalia-Hungaria. /Telegrafi/