Ilir Abdullahu emërohet Kryeshef Ekzekutiv i Ujësjellësit ”Prishtina”

Prishtinë, 14 korrik – Bordi i Drejtorëve të Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal ”Prishtina” sh.a. në një mbledhje të rregullt të mbajtur gjatë ditës së sotme, me shumicë votash vendosi që të emëroj Kryeshefin Ekzekutiv të kësaj kompanie z. Ilir Abdullahu, në një mandat 3 vjeqar.

Emërimi i Abdullahu në pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv nga bordi i drejtorëve, erdhi  pas një konkursi publik, pas akceptimit me aksionarin dhe donatorët e sektorit të ujit në Republikën e Kosovës dhe pas një performance pozitive si Ushtrues Detyre i deritanishëm i KUR”Prishtina” sh.a.