OEK prezanton “Monitorin e Biznesit Kosovar”

Prishtinë, 14 korrik – Oda Ekonomike e Kosovës do të bëj prezantimin e “Monitorit të Biznesit Kosovar”, për tremujorin e dytë të vitit 2016.

Gjatë prezantimit do të diskutohen gjetjet kryesore dhe indikatorët kyç ekonomik, bazuar në monitoruesin IFO dhe të harmonizuara me standardet e Bashkimit Evropian.

Në prezantim do të marrin pjesë edhe ministrja e tregtisë dhe industrisë Hykmete Bajrami, përfaqësuesit e ambasadave të akredituara në Kosovë dhe kryetari i OEK-ut , Safet Gërxhaliu me bashkëpunëtor.

Projekti është mbështetur nga GIZ dhe implementuar nga OEK-u për herën e 14-të.