Rrezikon Xhaka, nervozon Wengerin (Foto)

Granit Xhaka mund të ketë probleme me Arsen Wengern pas stërvitjeve me Prishtinën

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka sot ka stërvitur pak me skuadrën e Prishtinës, stërvitje këto që mund t’i nxjerrin problem me Arsene Wengerin.

The Sun shkruan se, këto stërvitje mund të zemërojnë trajnerin francez.

“Futbollisti i Arsenalit, Granit Xhaka, rrezikon ta zemërojë trajnerin Arsene Wenger, sepse ai u stërvit me klubin kosovar FC Prishtina në vendlindjen e prindërve të tij”, shkruan The Sun. /Express/