Shoqata kërkon mbrojtjën e stafit të brendeshëm të Teatrit Kombëtar

Prishtinë, 11 korrik – Shoqata Sindikale e Teatrit Kombëtar të Kosovës pas monitorimit që i ka bërë audicionit për shfaqjen “ Tregtari i Venedikut “ që prej shpalljës ,procesit të mbajtjes së tij dhe listës së aktoreve të përzgjedhur ,bazuar në Nenin 1 të statutit të SHSTKK-së,për mbrojtjën e stafit të brëndeshëm të TKK-së dhe interesit të Teatrit Kombetar të Kosovës si institucion ,konstaton së janë bërë shkelje ligjore dhe shkelje të kritereve të parapara në audicion,e tër kjo më një rezultat përfundimtar që diskriminon stafin e brëndshem të aktoreve të Trupës Rezidente dhe dëmton qellimisht buxhetin e TKK-së.

Thirrja për audicion publik,para së të ezaurohet përfshirja në shfaqje e aktoreve të trupës rezidente, (duke përfshirë në audicion të gjithë aktoret ,të brëndshëm dhe të jashtëm, pa u ndarë fillimisht rolet për aktoret e trupës rezidente ) paraqet qysh në start shkelje të Ligjit për Teatrot.

Gjatë procesit të audicionit është bërë shkelje e kritereve të parapara në të,ku aktoret nuk janë testuar në interpretim të monologjëve të parapara në shpallje,por i’u kanë dhën dëtyra tjera periferike, teknike dhe skenikisht të parëndesishme, duke krijuar përshtypjen së audicioni është formal, i kamufluar ,përkatesisht i montuar.Si rrjedhojë ,në listën përfundimtare prej 15 aktorëve të “përzgjedhur” ,gjindën 5 aktorë të jashtem ,që paraqet 1/3 e ekipit kreativ te shfaqjës,e ku barren financiare për kompënzimin e tyre e mbanë TKK-ja.

Shoqata Sindikale e Teatrit Kombëtar të Kosovës i bën thirrje Mënaxhmentit dhe Këshillit Drejtues të TKK-së ,ta rishikoj listën përfundimtare të aktoreve të përfshirë në shfaqjen “ Tregtari i Venedikut “ ,duke inkuadruar aktorë të Trupës Rezidente,ashtu siç është e paraparë më ligj dhe të hijekë dorë nga angazhimi panëvojë i aktorëve të jashtëm dhe kërkon nga mënaxhmenti i TKK-së që audicione të tilla defektuoze, si ky i shfaqjës në fjalë më të mos përseritën.

Shoqata Sindikale e Teatrit Kombëtar të Kosovës i bënë poashtu thirrje për reflektim mënaxhmentit e veçmas udhëheqesit artistik të TKK-së ,që të hijekë dorë nga përfshirja e pajustifikuar në shfaqjet e repertuarit të TKK-së e vetem një grupi të caktuar aktorësh më të cilët ka afinitet miqësie ,duke diskriminuar dhe dëmtuar imazhin e aktorëve tjerë më vlera të verifikuara ,(ku në mesin e tyre ka të atillë që gjatë studimeve kanë marrë notën mesatare 10.0) duke shkelë Nenin 5 të Ligjit të Punës 03/L-212 dhe Ligjin 2004/3 Kundër Diskriminimit, sepse skena e Teatrit Kombëtar të Kosovës nuk është pronë e vëtëm një individi apo grupi të caktuar,por mbi të gjitha është institucion publik skenik

Dukuria e përfshirejes në shfaqje e vetëm një grupi të aktorëve dhe anashkalimi e diskriminimi i aktorëve tjerë, është bërë edhe në shfaqjet që s’kan kaluar përmes audicionit ,e ku regjisorit i është dorëzuar lista e ekipit të shfaqjëve nga mënaxhmenti ,përfshirë dhe shfaqjën “ Eshtrat që vijnë vonë” nga regjisori maqedonas Martin Kocovcki (ku regjisori edhe publikisht në konferencë për media deklaron, së nuk ka gisht në përzgjedhjën e ekipit të aktoreve të shfaqjës)