Prezantohet projektit i autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë​

Ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë dhe kryetari i komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, do të marrin pjesë në prezantimin e projektit Autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë si dhe projekteve të tjera të BERZH-it, për hyrje-daljet e qytetit të Gjilanit.

Prezantimi  do të mbahet duke filluar nga ora 11.00, në restorantin  “Vali Ranch” në Gjilan.

Autostrada Prishtinë-Gjilan do të fillojë në prill të vitit 2017. Kështu kishte deklaruar Ministri i Infrastrukturës, Lufti Zharku.

“Autostrada për Gjilan, përpos zgjerimit kam kërkuar nga Lipjani për Shkup me dalje në Gjilan deri tek Dheu i Bardhë. Jemi duke e kryer projektin e detajuar, për të cilin BERZH ka thënë se nëse kryhet këtë vit do të lëvizin në drejtim të financimit”, ka shtuar Zharku, duke thënë se kjo sjell të mira ekonomike dhe investime pasi kredia nga BERZH do të paguhet për 20 vjet./GazetaExpress/