Zyrtare: Ja kur do të përballen Barcelona e Real Madridi

La Liga ka tërhequr shortin për sezonin e ri që ka përcaktuar edhe dy datat e “El Clasicos”

El Clasico e parë për edicionin 2016/17 do të zhvillohet në Camp Nou më 3 dhjetor, në kuadër të xhiros së 14 ‘të.

Derisa ballafaqimi tjetër në Santiago Bernabeu do të jetë në xhiron e 33’të më 23 prill, së bashku me ndeshjet e kthimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. /Express/