Autoritetet turke i kanë larguar nga detyra 2 mijë e 745 gjykatës pas tentimit të mbrëmshëm për grushtet, raporton transmetuesi NTV.
NTV e ka cituar vendimin e Këshillit të Lartë të Gjykatësve dhe Prokurorëve (HSYK), përcjell Gazeta Express.
Ndërkohë, edhe pesë anëtarë të HSYK, të bordit më të lartë të gjyqësorit në Turqi, janë shkarkuar, njofton agjencia e lajmeve shtetërore, Anadolu.