BE për Turqinë: Nuk pranojmë shtete që kanë dënim me vdekje

Menjëherë pas lajmit se kryeministri turk kishte thënë se Turqia më gjasë do t’i dënojë me vdekje 6 mijë ushtarët puçist të kapur, Bashkimi Europian ka pasur reagim të menjëhershëm

Një zyrtar i lartë i BE’së, ka thënë se nëse Turqia vendos të paraqet dënim me vdekje për ushtarët, nuk do të jetë pjesë e vendeve të Bashkimit Europian.

“Më lejoni të jem i qartë … asnjë vend nuk mund të bëhet anëtare e BE’së nëse vendi paraqet dënimin me vdekje, ” tha shefi i politikës së jashtme të BE’së Federica Mogherini.

Bisedimet e rivendosja e dënimit me vdekje janë ringjallur në Turqi, pas përpjekjes së dështuar për grusht shtet ushtarak gjatë fundjavës, ku të paktën 290 persona u vranë.