Mbahet ceremonia e vendosjes së vulës së parë apostile

Prishtinë, 18 korrik  –  Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, do të jetë i pranishëm sot në fillimin e procesit të vendosjes së vulës së parë apostile,  e cila do të pranohet në 83 shtete.

Vendosja e vulës në mënyrë ceremoniale do të bëhet në orën 14:00 në Departamentin për Çështje Konsullore, në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Kjo vulë vendoset për herë të parë pas Aderimit së Republikës së Kosovës në Konventën e Hagës për Heqjen e Kërkesës së Legalizimit të Dokumenteve publike të huaja siç njihet ndryshe Konventa e Apostiles, si dhe  pas aprovimit Ligjit për ratifikimin e Konventës për heqjen e kërkesës për legalizim të dokumenteve publike të huaja.