Zbulohet identiteti i çiftit shqiptarë që ndihmuan terroristin në sulmin tragjik në Francë

Dy shqiptarë janë vënë në pranga nga autoritetet franceze pasi akuzohen se i kanë shitur një pistoletë terroristit 31-vjeçar që vrau 84 vetë e plagosur më shumë se 300 të tjerë duke i shtypur me kamion gjatë festimeve të Ditës Bastille, në Nice të Francës.

Artan Henaj 38 vjeç nga Fieri dhe Enkelejda Zaçe 34 vjeç nga Elbasani janë me nënshtetësi franceze, të martuar me njëri-tjetrin. Autoritetet franceze zbuluan se çifti i shqiptarëve kishin pasur kontakte me terroristin franko-tunizian Mohamed Lahouaiej Bouhlel, ndaj u vunë në pranga vetëm një ditë pas sulmit.

Çifti i shqiptarëve nuk është i panjohur për drejtësinë franceze. Një vit më parë, në maj të 2015-ës, Enkeleida Zaçe u arrestua me akuzën e trafikut të klandestinëve në Francë. Bashkë me një tunizian 29-vjeçar ajo po trafikonte drejt Francës 3 sirianë, 3 eritreas dhe një nënë siriane me 2 fëmijë të moshave 2 dhe 5-vjeç. Siç raportonin mediat në atë kohë, kalndestinët kishin paguar nga 50 euro personi për të kaluar në Francë me një makinë që ishte në pronësi të tunizianit.  Enkeleda banon në Nisë të Francës dhe është pronare e firmës Sarl Zace Interventions e regjistruar po në Nisë.

Terroristi i sulmit tragjik në Nicë nuk u ndal vetëm me shtypjen me kamion të viktimave të pafajshëm, por edhe qëlloi me armë ndaj turmës duke lënë dhjetëra të vrarë e të plagosur. Pikërisht arma e përdorur prej tij dyshohet se i është shitur nga çifti shqiptarë.