Albin Kurti konfirmon pohimet e WikiLeaks: VV e ka informuar Turqinë

Albin Kurti, ish-lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, ka konfirmuar pohimet e WikiLeaks se anëtarja e kësaj partie ka informuar Turqinë për gjendjen në Kosovë.

Esma Bunjaku sipas letrave elektronike të publikuara sot del të ketë informuar partinë e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, AKP rreth arritjes së marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi, si dhe marrëdhënien me Qeverinë serbe në lidhje me krijimin e Asociacionit e Komunave Serbe në Kosovë, transmeton Telegrafi.

“Unë kur ka informuar Esman, kam qenë në burg. Nuk besoj që Esma i ka informuar vetëm partinë e Erdoganit, por të gjitha partitë. Ajo ka pasur për detyrë të i informoj të gjitha partitë turke, por nuk kemi ndonjë lidhje speciale me partinë e presidentit, Recep Tayyip Erdoganin. Ne i kemi njoftuar edhe paritë gjermane dhe ato Social Demokrate”, ka pohuar Kurti në Rubikon të KTV-së.

Sipas kabllogrameve, Esma ka njoftuar AKP-në edhe për arrestimin e ish-liderit të VV-së, Albin Kurtit si dhe katër deputetëve të tjerë opozitarë. /Telegrafi/