Autorja e fjalimit të Melania Trumpit e pranon se kopjoi Michelle Obamën

Meredith McIver nga shtabi zgjedhor i Donaldr Trumpit, ka pranuar se ka gabuar në shkrimin e fjalimit me të cilin Melania Trump u paraqit në ditën e parë të Konventës së Republikanëve

McIver, siç thuhet, i ka ofruar dorëheqjen kandidatit presidencial të republikanëve, por ai e ka refuzuar atë.

Melania Trump të martën, ditën e parë të Konventës në Klivlend, mbajti fjalim në të cilin dy pasues nga gati 30 fjalë, gati tërësisht ishin të ngjashme me pjesët e fjalimit të bashkëshortes së presidentit të SHBA-ve, Michelle Obama kur u prezantua në Konventën e Demokratëve në vitin 2008, transmeton lajmi.net.

Trump erdhi në skenë si yll i rokut, dhe prezantoi bashkëshorten e tij, Melania e cila foli për jetën e saj, ardhjen në SHBA nga Sllovenia dhe për Donaldin.