Brovina priti përfaqësuesit e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë

Kryetarja e Komisionit për Shëndsetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale të Kuvendit të Kosovës, Flora Brovina, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës-FSSHK për të biseduar lidhur  problemet në sektorin e shëndetësisë, si dhe ndryshimet e legjislacionit qe janë duke u bërë në ketë sektor.

Kryetarja e komisionit u njoftuan për punën e komisionit në monitorimin e Ligjit të Shëndetësisë. Në kuadër te këtij takimi përfaqësuesit e Sindikatave te FSSHK shprehen shqetësimin e tyre për situatën në sektorin e shëndetësisë ,si në ndryshimet ligjore mosvazhdimi i dialogut social në sektorin e shëndetësisë, mospërmirësimi i mirëqenies sociale të punëtorëve shëndetësorë.

Po ashtu me theks te veçante u diskutuan sigurimet shëndetësore dhe fillimi i mbledhjes së premiumeve ku përfaqësuesit e FSSHK-së shprehen shqetësimet e tyre se Qeveria do të fillojë me mbledhjen e premiumeve pa u diskutuar mirë edhe me sindikatat  Shëndetësisë. Po ashtu përfaqësuesit e FSSHK-së shprehen shqetësimin e tyre në mospërfshirjen e përfaqësuesve të Sindikatave apo moskonsultimin e tyre gjate nxjerrjes se akteve ligjore dhe nënligjore.

Znj. Brovina tha se do të shqyrtohen mundësitë e organizimit te një debati të veçantë në Kuvend për shëndetësinë. Po ashtu i njoftoi se ne kuadër te takimeve apo vizitave qe është duke i bërë komisioni për Shëndetësi, Pune dhe Mirëqenie Sociale për monitorimin e Ligjit të Shëndetësisë do t’i vizitojë edhe FSSHK-në ku do te diskutojë më gjerësisht me ta lidhur me situatën në sektorin e shëndetësisë, me theks të veçantë zbatimin e Ligjit të Shëndetësisë.