Fenomeni botëror i Kardiokirurgjisë, tre kardiokirurgë – vëllezërit Kojqiqi

Ishte dëshira e babait të tyre, tashmë të ndjerë, që njëri nga pesë vëllezërit e familjes Kojqiqi të merrte rrugën i pari drejtë profesionit human, siç njihet ndryshe mjekësia.

Dr. Besnik Kojcici, ishte vëllai i madh nga tre vëllezërit Kojqiqi- Kardiokirurgët e famshëm, i cili kishte marrë rrugën për të studiuar mjekësinë, që dikur pas tij, kësaj rruge ju kishin bashkuan edhe dy vëllezërit tjerë Dr. Arbeni dhe Dr. Fatosi, e që të tre Kardiokirurgë. Rast ky shumë specifikë dhe mjaftë i veçantë, dhe madje i vetmi në Evropë por ndoshta edhe në botë, që tre vëllezër të jenë Kardiokirurgë. Babai i tyre mjekësinë e kishte pasur pasion dhe nga pamundësia që ai vet të studionte, këtë dëshirë e kishte bartur tek biri i tij Besniku, tashmë një ndër kardiokirurgët më të njohur në vend dhe më gjerë.
“Unë isha në shërbimin ushtarakë në atë kohë, në ish-Jugosllavi, kur babai im më kishte regjistruar në Fakultetin e Mjekësisë në Rumani. Që ditën e tretë pas kthimit nga shërbimi ushtarak, unë duhej të nisesha për studime tani në Rumani. E mbaj mend atë udhëtim të paharruar për mua, sepse gjatë gjithë rrugës nuk kisha folur asnjë fjalë, dhe isha shumë i dëshpëruar, që ende pa u çmallur nga shërbimi ushtarak po filloja një rrugëtim tjetër në një vend të panjohur me njerëz të panjohur”-fillon të rrëfej rrugëtimin e tij Dr. Besniku .

Ndonëse në atë kohë, Dr. Besniku nuk kishte vendosur akoma se çka do të studionte, ishte dëshira dhe insistimi i prindit që kishte bërë për të, dëshira për tu bërë mjek. Dëshirë të cilën i biri e mori me përkushtim.

“Si 18 vjeçar në atë kohë nuk ishte fare e lehtë të shkoje në një shtet të huaj, pa pasur fare njohuri për atë vend dhe pa ditur as edhe një fjalë në atë gjuhë të atij vendi. Në një qytet të madh si Bukureshti, pa asnjë pikë referimi ishte shumë e vështirë, së pari orientimi e më pas gjërat e tjera si monedha e huaj, kursi i këmbimit etj. Më kujtohet shumë mirë, në fillim për një kafe apo për gjësende tjera ne bënim pagesën duke i ofruar kamerierit gjithë të hollat në dorë dhe ai merrte aq sa donte. Në rrugë kur dilja lija shenja për orientim që të mos i ngatërroja rrugët kur kthehesha në banesë. Jeta nuk ishte e lehtë, flasim gjithmonë për vitet 80-ta . Mirëpo me kohë u ambientova dhe jeta filloj të bëhet më e lehtë duke pasur parasysh se rumunët janë një popull ballkanas dhe të afërt pak a shumë si ne“ shton më tej, Dr. Besniku.

Spitali Amerikan Prishtine

Ishte fundi i vitet të 80-ta kur Dr. Besniku kishte përfunduar studimet në Rumani. Në atë botë, vendi jonë ishte në një situatë mjaftë të vështirë dhe në spitalet e shtetit mund të punësoheshin vetëm ata që ishin me shtetin serbë, ndërsa kush nuk përkrahte pushtetin serb, atë e largonin. Dr. Besniku nuk kishte tentuar asnjëherë që të punësohej dhe menjëherë ishte nisur për në Gjermani.

“Në Gjermani e kisha pak më të lehtë, pasi që aty kisha dajën dhe të paktën nuk e kisha problem banimin, por, realiteti gjerman në kohën e studimeve ka qenë tërësisht tjetër. Në Gjermani, në vitet e 90-ta, ka qenë një papunësi shumë e madhe e mjekëve. Më sa e mbajë mend në atë kohë kanë qenë me mijëra mjekë të papunë dhe të depërtoje në mesin e aq shumë mjekëve ka qenë shumë e vështirë, duke pasur parasysh edhe vendin dhe regjionin nga ku vija. Për 3 vite nuk kam mundur të depërtoj në profesionin e mjekut. Duhej mësuar gjuha gjermane dhe njëkohësisht punoja në punë tjera jashtë profesionit. Ishte koha kur arsimi në gjuhën shqipe në Kosovë kishte filluar të mos zhvillohej më në shkolla, i ndjeri babai ynë punonte si profesor i gjuhës shqipe dhe atë kohë në arsim punohej pa të ardhura . Kështu që gjatë kësaj kohe unë duhej njëkohësisht të financoja vetën, familjen në Kosovë dhe vëllanë Arbenin që ishte në mesin e studimeve të mjekësisë në Rumani“ thotë Dr. Besniku.

Ishte dëshira e babait Prof. Abedin (Rama) Kojqiqi, që fëmijët e tij të studionin mjekësinë jashtë vendit. Kështu që ai për Besnikun dhe Arbenin e kishte zgjedhur Rumaninë ndërsa me vonë për Fatosin erdhi rasti që ai të filloi studimet në Austri. Se si erdhi tek Kardiokirurgjia? Dr. Besniku sqaron, se në fillim e kishte dëshirë kirurgjinë plastike të merrte si Specializim, mirëpo në Gjermani të depërtoje në Kirurgjinë Plastikë ishte shumë e vështirë, për të mos thënë e pamundur. Nga shumë kërkesat dhe lutjet që kishte dërguar në shumë spitale në Gjermani, pa marrë fare të paktën një përgjigje negative. I ishe dashur shumë durim dhe një motivim tepër i madh për të përballuar gjithë këtë kohë. Nga rrethanat që ishin krijuar në atë kohë, rastësia dhe me ndihmën e disa kolegëve mjekë, në jug të Gjermanisë ishte hap një qendër e kardiokirurgjisë ku Dr. Besniku fillojë të punonte aty. Më pas Dr. Besniku punon edhe ne Deutsches Herzzentrum Berlin. Qendër kjo ndër më të mëdhatë në Evropë, në fushën e Kardiokirurgjisë. Pas përfundimit të studimeve Dr. Arbeni, kishte shkuar në Austri tek vëllai i tij Fatosi më pas në Gjermani, tek vëllai i tij Besniku, i cili veçse ishte punësuar si Kardiokirurgë. Si në Austri po ashtu edhe në Gjermani, Dr.Arbeni kishte qëndruar për një kohë të shkurtër. Në pamundësi për te filluar të punojë në këto dy vende si mjek, si pasojë e numrit te madh të të papunëve vendas, Dr. Arbeni vendosi që të largohet nga Austria dhe Gjermania për të vazhduar karrierën e tij në Angli për të depërtuar në profesionin e vetë si mjek. Ai tani kishte vendosur të merrej me Kardiokirurgji, dhe ne Angli nga zelli i madh dhe kërkesat e shumta në Spitale të Londrës për të filluar punën si mjek, i erdhi edhe rasti dhe iu ofrua mundësia për të punuar në Repartin e Kardiokirurgjisë në njërën nga qendrat e njohura të Kardiokirurgjisë në Londër. Së pari në mënyrë vullnetare, dhe pas një përkushtimi të gjatë iu dha mundësia që ai të fillojë edhe specializimin në Kardiokirurgji. Pas një mundi të madh që kishte bërë edhe jashtë profesionit të tij, më në fund filloi ëndërron e vete në Kardiokirurgji. Kështu Dr. Arbeni fillojë me specializimin e Kardiokirurgjisë.

Dr. Arbeni është vëllai i dytë nga vëllezërit kardiokirurgë të familjes Kojqiqi, i cili ka përfunduar studimet në Rumani ndërsa Specializimin në Mbretërinë e Bashkuar, ne Londër , por ka punuar edhe në Papwoth Hospital, Cambridge University si dhe ne Universitetin e Oxfordit. Gjatë karrierës së tij në BA, Dr. Arbeni ka punuar në transplantimin e zemrës dhe mushkërive si dhe në përdorimin e Medical Assist Devices. Ai tashmë përveç që mbulon kirurgjinë e zemrës, mbulon gjithashtu edhe kirurgjinë e mushkërisë me të gjitha patologjitë e sëmundjeve të mushkërive.

„Që në prill të vitit 2013 kam lënë Universitetin e Londres, dhe përkundër ofertës që kishte në Universitetin e Oxfordit që të punojë si Consultant Cardiothoracic Surgeon, por unë zgjodha Shqipërinë dhe Kosovën, dhe pikërisht Spitalin Amerikan në Tiranë dhe Prishtinë“. Ai së bashku me vëllezërit e tij, janë kthyer me idenë që të bëjnë një qendër shqiptare të kardiokirurgjisë që ofron për pacientët shqiptar shërbime si çdo qendër në Britani apo Gjermani.
Kurse, Dr. Fatosi, vëllai i tretë nga vëllezërit Kardiokirurgë të familjes Kojqiqi, studimet i fillojë dhe i përfundoj në Universitetin e mjekësisë në Gracë të Austrisë. Dr. Fatosi gjatë studimeve kishte vendosur që më vonë t‘i përkushtohej Kardiologjisë ose Kardiokirurgjisë. Pas përfundimit të studimeve në vitin 2007, Dr. Fatosi shkon në Gjermani për specializim.

“Mua më shumë më ka pëlqyer Kirurgjia,mirëpo ne e kemi pas ndoshta si planë që unë të studioja Kardiologjinë pasi që dy vëllezërit tashmë ishin në Kardiokirurgji, dhe të bënim një ndërlidhje. Në vitin 2007 fillova të punojë në Gjermani në klinikën ku punonte Besniku. Tre muajt e parë ishin më shumë si sprovë për mua, mirëpo që në fillim u përcaktova për Kardiokirurgji. Ndoshta në mënyre indirekte ka pas rolin e vetë edhe fakti që Besniku dhe Arbeni ishin në të njëjtën lëmi -Kardiokirurgji”, thotë Dr. Fatosi.

Faktin që tre vëllezër nga të pestit e familjes Kojqiqi janë përcaktuar për kardiokirurgjinë, Dr. Besniku e quan më shumë punë fati, sesa si ndikim direkt i tij si vëlla më i madh që kishte specializuar i pari në këtë drejtim. Pasi që të tre vëllezërit, arritën majat e suksesit në Kardiokirurgji, që të tre shumë të suksesshëm duke punuar në qendra të njohura të kardiokirurgjisë në Evropë, ata vendosën të kthehen përsëri në vendin e tyre, në Kosovë, dhe pikërisht në Spitalin Amerikan.

“Nuk ka qenë vendim i lehtë që të ktheheshim në Kosovë për të punuar. Arbeni ishte Kardiokirurgë ne Angli. Ndërsa, unë me bashkëshorten time Arbëroren,të cilës i jam mirënjohës për gjithçka që kamë arritur në profesion, si dhe më vëllanë Fatosin punonim në të njëjtin spital. Si jetën profesionale po ashtu edhe jetën private e kishim shumë mirë të organizuar, pa përmendur sigurinë në çdo aspekt që ekziston që të ofron shteti gjerman. Kishim një punë të sigurt, gjithashtu pozitën e kisha shumë të mirë në hierarkinë e mjekëve, dhe për këto arsye edhe vendimi për tu kthyer në Tiranë së pari, dhe tash se fundmin Kosovë nuk ishte i lehtë. Të lësh një jetë me një organizim pothuajse perfekt siç është në Gjermani, dhe të kthehesh në Kosovë, ku je i shoqëruar me shqetësimet dhe me përditshmërinë e vështirë në të cilën kalon vendi ynë, është një vendim i vështirë. Mirëpo ndoshta ka luajtur rol edhe një amanet i fshehur i babait, pasi që gjithnjë na thoshte, shkoni studioni, specializoni por prapë kthehuni dhe kontribuoni në vendin tuaj. Babai neve na ka vdekur para se ne të ktheheshim dhe më vije shumë keq që nuk e përjetoj të paktën një orë kthimin ton”, thotë Dr. Besniku.

Mirëpo, ai thotë që ishte pikërisht Spitali Amerikan që ia kishte lehtësuar që të ambientohej në Kosovë, pasi që ky spital me kushtet që ofron dhe punën profesionale që bëhet në këtë spital nuk dallon aspak nga spitalet dhe qendrat e njohura shëndetësore të Evropës.

“Spitali Amerikan në Prishtinë, për nga infrastruktura dhe kushtet them që i konkurron çdo spitali në Evropë, ne jemi akoma në fillim, dhe për kaq kohë kemi arritur shumë. Ne si Kardiokirurgji, jemi disiplinë e re në Spitalin Amerikan, pasi që Spitali Amerikan funksionon që disa vite në Kosovë, mirëpo, një gjë është e sigurt që shërbimet që marrinë pacientët në Repartin e Kardiokirurgjisë në Spitalin Amerikan më bindje e them dhe me përgjegjësi të plotë, janë të njëjtat shërbime që marrin pacientët edhe në qendrat më të njohura të kardiokirurgjisë në Botë”, thotë Dr. Besnik Kojcici – kirurg Kardio – Vaskular dhe shef i Repartit të Kardiokirurgjisë në Spitalin Amerikan.

“Disa operacione që i bëjmë ne këtu, në Spitalin Amerikan, siç është operacioni i Off Pump- By Pass, shumë qendra nuk e bëjnë as në Evropë. Është metodë të cilën në Ballkan nuk e bënë asnjë qendër e Kardiokirurgjisë. Kamë fjalën të rivaskularizimit të zemrës, me 4 – 5 By Pass në zemër të rrahur, do të thotë pa u ndaluar funksionimi i zemrës, këtë nuk e bënë askush në Ballkan, madje edhe në Gjermani janë të pakta qendrat Kardiokirurgjike që e bëjnë këtë metodë. Është metodë e vështirë për mjekun, por shumë e dobishme për pacientin, posaçërisht tek ata pacient që kanë një rrezik të madh për të pësuar ndonjë infarkt në tru”, deklaron Dr. Fatos Kojqiqi – Kardiokirurg në Spitalin Amerikan.

Dr. Besniku thotë që sa u përket operacioneve në zemër, kirurgjisë adulte, do të thotë pacientët adult të cilët kanë problem me zemër, nuk kanë nevojë më të shkojnë jashtë vendit. Është mëkat që të shpenzojnë shuma të mëdha të hollash në vende të ndryshme. Është vështirë për një pacient të shkojë në një vend të huaj që te marr shërbime çfarëdo qofshin ato, edhe për familjarët nuk është lehtë, akomodimi , ushqimi pastaj shpenzimet e shumta kur ato shërbime kryhen tash më edhe në Spitalin Amerikan. Të gjitha operacionet që bëhen në Evropë në kirurgjinë e zemrës dhe të mushkërive tek të rriturit po të njëjtat bëhen edhe tek ne, në Spitalin Amerikan. Këtu ne ofrojmë po ashtu edhe implantimin e pacemakerve ( të të gjitha llojeve) si dhe bëjmë po ashtu edhe Korrigjimin apo largimin e Sondave defekte te pacemakerit.

“Nuk e bëjmë transplantimin e zemrës, sepse janë rregulla komplet tjera, as në Gjermani nuk bëhet shpesh. Nga 82 qendra të Kirurgjisë sa janë gjithsej atje, në më pak se 10 prej tyre bëhet transplanti i zemrës. Çdo kirurgji në zemër që bëhet tek të rriturit gjithkund në botë, kryhet edhe nga ne në Spitalin Amerikan ”, dekalron Dr. Besniku. Dr. Besniku, Dr. Arbeni dhe Dr. Fatosi janë gjatë gjithë kohës në Spitalin Amerikan, 24 orë në ditë, 365 ditë të vitit.

Të tre, e mbulojnë Spitalin Amerikan në Prishtinë dhe Tiranë. Dhe kur ka operacione të vështira dhe të mëdha, në cilën do qendër të Spitalit Amerikan në Prishtinë apo Tiranë, vëllezërit kardiokirurgë bëhen bashkë për ta kryer me sukses operimin dhe për ta shëruar pacientin.

“Na kanë ardhur shumë pacientë nga Kosova në Tiranë, me problem të mushkërisë, ku kemi nxjerrë tumore deri në 30 cm nga mushkëritë. Sa i përket zemrës dhe mushkërisë pacientët nga Kosova dhe Shqipëria nuk kanë nevojë të shkojnë jashtë vendit”, thotë në fund Dr. Arben Kojqiqi – kirurg Kardio-Torakal në Spitalin Amerikan.

Kujtojmë që Kardiokirurgët, vëllezërit Kojqiqi, janë rasti unikatë në Evropë. Vëllezërit Kojqiqi janë anëtare te shoqatave evropiane dhe amerikane te kirurgjisë kardiotorakale. Në kardiokirurgji nuk ka një fenomen te tillë që, tre vëllezër e të tre të jenë kardiokirurg.