Garuesja kosovare befasoi në Kampionatin Botëror

Atletja e përfaqësueses së Kosovës, Vijona Kryeziu, befasoi me paraqitjen e saj fantastike në Kampionatin Botëror U-20 që po zhvillohet në Bydgoszcz të Polonisë.

Ajo tregoi formën e saj në disiplinën 400 metra. “Kryeziu me sukses i kaloi kualifikimet për në gjysmëfinale të Kampionatin Botëror për U-20.

Ajo sonte në orën 19.55 do të garojë dhe shpresojmë në suksesin e radhës të saj”, thuhet nga federata atletike, përcjellë Bota Sot.

Ndryshe, Vijona është atlete e kampiones së Kosovës, Rogana.