Guardiola nisë ndryshimet te City, dy mesfushorë i bën mbrojtësa!

Pep Guardiola ka filluar ndryshimet e para te Manchester City. Në stërvitjet me skuadrën angleze Pep po ndryshon rrënjësisht sistemin e lojës, gjë të cilën e kanë pohuar vetë futbollistët. Ndryshimet pritet të jenë edhe në pozitat ku futbollistët kanë luajtur te City.

Dy mesfushorët e skuadrës, Fernando dhe Fabian Deplh janë duke u shëndrruar në mbrojtësa. Në stërvitje dy lojtarët në fjalë janë parë duke u testuar në pozitën e mbrojtësve për të lidhur më mirë fazën defenzive me atë të mesfushës.

Guardiola njihet për ndryshimet e pozicioneve që u ka bërë futbollistëve siç janë rastet me Mascheranon te Barcelona dhe Alaban e Lahm te Bayern Munchen./Indeksonline/