Kadri Veseli uron sportistët për “Rio 2016”: Ju priftë e mbara, ardhshi faqebardhë

Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli i ka uruar sportistët e Kosovës për konfirmimin e tyre se do të jenë pjesë e Lojërave Olimpike, “Rio 2016”.

Veseli u ka uruar fat tetë sportistëve kosovarë duke shpresuar se do të kthehen faqebardhë.

“Majlinda, Nora, Musa, Viona, Lumi, Drita, Urata dhe Qëndrimi, janë atletët më të mirë të Kosovës dhe së shpejti do të shkruajnë historinë e sportit të vendit tonë me pjesëmarrjen e parë në Lojëra Olimpike. Kjo pjesëmarrje, përbën një fitore jo vetëm të sportit, por edhe të shtetit të Kosovës në konsolidimin e pozicionit dhe imazhit ndërkombëtar. Sportistēt tanë, vazhdimisht kanë dëshmuar talent të rrallë dhe na kanë bërë krenar, duke dëshmuar potencialin e madh të tyre. Mbështetja për ekipin tonë olimpik ka për të qënë e pakursyer. Ju priftë e mbara dhe ardhshin faqebardhë” shkruan Veseli në Facebook/prishtinapress.eu