MASHT njeh diplomat e Universitetit në veri

Ndonëse nuk i jep asnjë llogari Ministrisë së Arsimit, kjo e fundit e ka për obligim t’ua njohë diplomat studentëve të Universitetit të Mitrovicës së veriut.

Zyrtarë të MASHT-it, thonë se kjo bëhet me qëllimin që studentëve të atjeshëm, t’u mundësohet punësimi nëpër institucionet kosovare.

Sipas Faton Fetahut, Qeveria e Kosovës ka krijuar edhe një komision, i cili merret me aplikacionet e studentëve që kanë përfunduar studimet në këtë universitet.

E, njohësi i Arsimit, Rinor Qehaja, nuk i sheh të drejta këto veprime. Universiteti paralel i Prishtinës në veri të Mitrovicës vazhdon të funksionojë me ligje dhe planprograme të Serbisë, pavarësisht se ndodhet brenda territorit të Republikës së Kosovës. 6 fakultete operojnë brenda këtij institucioni dhe asnjëherë planprogramet e tyre nuk janë akredituar nga Agjencia për Akreditim e Kosovës./ktv/