“Muslim Mulliqi” me 27 artistë në dialog për artin bashkëkohor

Prishtinë, 20 korrik – Thirrjes së Galerisë Kombëtare të Kosovës për të realizuar vepra që trajtojnë imazhin e artit bashkëkohor i janë përgjigjur 27 artistë vendas e ndërkombëtarë.

Kjo ekspozitë do të hapet më 27 korrik dhe do të rri e hapur deri më 27 gusht, shkruan sot “Koha Ditore”.

Emra të njohur të fushës së artit pamor do të bëhen pjesë e garës që finalizohet me hapjen e ekspozitës ndërkombëtare “Çmimi Muslim Mulliqi”.

Fidan Bejtullahu, Driton Hajredini, Kushtrim Zeqiri, Fani Zguro, Ergys Zhabjaku, Alkan Nallbani, Helona Ruli, Helidon Xhixha, Eliza Hoxha, Ardian Isufi, Ilir Kaso, Luljeta Leci, Ilir Lluka e Edson Luli, janë artistët pjesëmarrës nga Kosova e Shqipëria.

Në garë janë edhe artistët Luca Bolognesi, Erik Bunger, Kajsa Dahlberg, Marco Fantini, Regina Jose Galindo, Dora Garcia, Khaled Hafez, Pablo Helguera, Ra di Martino, Bruno Muzzolini, Ferhat Ozgur, Steve Piccolo e Shingo Yoshida. Emrat e tyre janë bërë publikë të martën, nëpërmjet një komunikate të GKK-së.

Ekspozita që ndan çmimin ndërkombëtar “Muslim Mulliqi”, këtë vit, sipas përshkrimit të kuratorit Artan Shabani, është fokusuar në nevojat që ka brezi i ri i artistëve, të cilët sot ndodhen përballë një sfide të vështirë.