Produktet që shkrijnë dhjamin (Foto)

Secili prej nesh dëshiron të heqë qafe kilogramët e tepërt.

Shumica aplikojnë dieta të ndryshme, por kjo nuk është e domosdoshme.

Ushtrimet natyrisht se ndihmojnë, por edhe kontrollimi i ushqimit, shkruan “Zëri”.

Ne ju sjellim ushqimet të cilat e përshpejtojnë metabolizmin dhe ndihmojnë në shkrirjen e shtresave të dhjamit.

– Mollët:

Image

Mollët janë të pasura me materie ushqyese dhe përmbajnë fibra të mjaftueshme që tretjen ta mbajnë normalisht. Mollën hajeni 20 minuta para shujtës, në mënyrë që më vonë të hani më pak kalori gjatë ushqimit kryesor.

– Mish gjeldeti: Mishi i gjelit të detit konsiderohet alternativë e mirë për mishin e shpezëve, pasi përmban më pak kalori dhe më shumë proteina dhe materie ushqyese.

– Brokoli:

Image

Shtimi i brokolit në ushqim ndihmon në humbjen e peshës së tepërt. Brokoli përmban pak kalori, por edhe të ngop shpejt.

Brokoli gjithashtu përmban mjaftueshëm vitaminë C dhe K, ndërsa është burim i mirë i vitaminës B6, B2, fosforit, magnezit, proteinave dhe acideve yndyrore omega 3.

– Bademet: Bademet përshpejtojnë metabolizmin, zvogëlojnë kolesterolin dhe nivelin e sheqerit në gjak, shkruan “Zëri”.

– Specat:

Image

 

Specat janë të shkëlqyeshëm për humbje të peshës. Ato ju mbajnë të ngopur dhe po ashtu nuk përmbajnë shumë kalori. Përmbajnë përbërësin kapsaicin, i cili ndihmon në shkrirjen e dhjamit.

– Bishtajat:

Image

 

Bishtajat përmbajnë hekur, vitamina nga grupi B dhe fibra. Ato mundësojnë punë të rregullt të zorrëve dhe lëvizin shpejt përmes sistemit tretës.

– Çaji i gjelbër: Çaji i gjelbër gjithashtu e përshpejton metabolizmin dhe funksionin e sistemit nervor. Është i jashtëzakonshëm në humbjen e peshës. /ZËRI/