Thaçi pret KON-in, i përgëzon për punën e suksesshme

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka pritur në takim sot drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës të cilët i ka përgëzuar për punën që kanë bërë.

“Sot i përgëzova drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës për punën që po bëjnë për një prezantim dinjitoz të shtetit tonë në Lojërat Olimpike, Rio 2016.

Bashkë i kujtuam shumë sportistë, drejtues të federatave dhe gazetarë, që në rrethana shumë të vështira mbajtën gjallë dhe zhvilluan sportin kosovar.
Pjesëmarrja jonë në Rio është fitorja e parë olimpike e Kosovës” shkruan Thaçi në Facebook./Indeksonline/