Vajza që teshtin 8.000 herë në ditë, mjekët nuk dinë pse?

Një nënë e dëshpëruar po kërkon ndihmë për vajzën e saj 9 vjeçare, e cila ka filluar të teshtijë 8.000 herë në ditë.

Teshtitjet e Ira Saxenas filluan para tre javësh dhe tani ajo e përjeton rreth 10 herë në minutë.

Doktorët janë të habitur nga kjo gjendje misterioze dhe e kanë diagnostikuar me arsyet më të zakonshme të teshtitjes, siç janë ftohja dhe alergjitë.

Koha e vetme kur ajo ndalon është gjatë kohës që flenë. Por teshtitjet fillojnë në momentin që ajo zgjohet. Ajo nuk ka mundur të shkojë në shkollë prej kohës kur teshtitjet kanë filluar.

Nëna e saj Priva e ka dërguar bijën e saj tek një specialist dhe tek një klinikë private, por deri tani askush nuk ka mundur ta diagnostikojë këtë problem apo ta ndalojë.

“Para tre javësh ajo u zgjua duke teshtirë dhe prej atëherë nuk mund të ndalojë. Ka filluar ngadalë por po zhvillohet shpejt dhe më dhunshëm”, tha ajo.

Mjekët thonë që mund të jetë një sinjal nervoze që po dërgohet nga truri i saj, por askush nuk është i sigurt./prishtinapress.eu