Vala prezanton superproduktet e saj të reja (Foto)

Drejtori Menaxhues i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa ka prezantuar sot superproduktet e reja të VALA-s dhe risitë tjera në Telekomin e Kosovës, duke thënë se asnjëherë më parë nuk është ndjerë më evropian se sa javën e fundit.

“Tash e një vit e gjysmë prej që jam në Telekomin e Kosovës në cilësinë e drejtorit menaxhues, këtë javë është hera e parë që e ndjej vetën evropian me telekomin”, ka thënë Mustafa, raporton Indeksonline.

Sipas tij, telekomi ka qenë e vetmja kompani e cila ka qenë si kompani e telekomunikacionit në rajon dhe kudo në botë.

“Telekomi do të shpërndaj telefon për klient si dhe një orë  të mençur që punon me një SIM kartel të Valës që do t’u jepet fëmijëve për t’i mbajtur në dorë , e që prindërit do të dinë në cdo moment se ku janë fëmijët”, ka thënë tutje Mustafa.