CAS i jepen goditjen më të madhe sporti rus, ky është vendimi i fundit

Atletët rusë nuk janë lejuar të marrin pjesë në Lojërat Olimpike. Ky është vendimi i fundit i Gjykatës së Arbitrazhit. CAS ka refuzuar ankesën e Komitetit Olimpik Rus për lejimin e atletëve në Lojërat Olimpike pas doping skandalit të hetuar disa muaj më parë.

Ka qenë i menjëhershëm reagimi i presidentit të Komitetit Olimpik Rus, Vladimir Zhurkov që e ka quajtur të padrejtë këtë vendim.

“Atletët e përfshirë në skandalin e dopingut duhej të dënoheshin individualisht dhe jo në grup. Ky vendim përbën një skandal të madh që e dënon rëndë sportin dhe sportistët tonë” ka thënë Zhukov.68 atletët rusë duhet tani ti shikojnë Lojërat Olimpike në Rio nga shtëpija./Indeksonline/