Çiljeta i “dorëzohet” këtij portieri: Je më i miri në botë (Foto)

Se ky është portieri më i mirë në botë, që na e nxorri zemrën vendit sot!”

Këtë shkruan Çiljeta në profilin e saj në Instagram. Këngëtarja shqiptare ka postuar një foto të portierit të Partizanit – Alban Hoxha, protagonist i ndeshjes kualifikuese për Champions League ku Partizani u kualifikua përballë Ferencvaros.

Duket e lumtur Çiljeta, ashtu si shumë tifozë shqiptarë në këtë mbrëmje.

Edhe më i lumtur duhet të ndihet vet Albani nga ky dedikim special, nga mikesha e tij e ngushtë, e cila kohët e fundit nuk ka lënë rast pa i shfaqur pëlqimin e saj… si portier sigurisht!