Hakerë nga Karaibet kanë provuar të vjedhin para nga kartelat e qytetarëve të Maqedonisë

Hakerët nga ishujt Karaibe mëngjesin e djeshëm kanë provuar të tërheqin para nga llogaritë bankare të qytetarëve nga Shtipi, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Shpëtimi për qytetarët e sulmuar ka qenë informacioni që ju ka ardhur me sms porosi me njoftimin se është bërë tentim i pasuksesshëm për të blerë on-line pasi për momentin nuk kanë pasur para në llogari.

Ekspertët e kësaj lëmie thonë se ekzistojnë disa mundësi për të përvetësuar para ilegalisht nga transakcionet e bankave por përvetësimi online është më i lehtë./Telegrafi/