Ronaldo befason të gjithë nga Ibiza (Foto)

Cristiano Ronaldo po synon që të luajë në Superkupën e Evropës, e cila luhet me 9 gusht, ndaj Sevillas

Ylli i Real Madridit, Cristinao Ronaldo ka një lajm të mirë për tifozët dhe klubit. Portugezi, i cili është i lënduar nga finalja e Euro 2016, po synon që të luajë në Superkupën e Evropës, e cila luhet me 9 gusht, ndaj Sevillas.

Sipas të përditshmes sportive madrilene, AS, ylli i Portugalisë, edhe pse në pushime, po punon vazhdimisht që të rikuperohet nga lëndimi dhe të jetë nën urdhërata e Zinedine Zidanes për ndeshjen e 9 gushtit, përcjell Express.

Kjo do të jetë e komplikuar, por për një lojtar si Ronaldo nuk është e pamundur. Ai ka bërë diçka të pazakontë për një futbollist: ka mbajtur vazhdimisht seanca në një klinik në Ibiza një klinike për të bërë terapi oksigjeni hiperbarike (HBOT).

Ky sistem inovativ shërben për tu shëruar nga ndonjë lëndim, apo për të përshpejtuar krijimin e qelizave të kuqe të gjakut. /Express/