Veseli: Mërgata, faktori më i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik të Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka falënderuar të gjithë bashkatdhetarët që sot kanë vizituar ambientet e këtij institucioni në aktivitetin tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”.

Veseli në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se mërgimtarët që jetojnë jashtë vendit, me shpirt janë këtu dhe duan ta shohin vendin të zhvilluar.

Lexoni postimin e plotë të Veselit:

Falënderojmë të gjithë bashkatdhetarët që po vizitojnë Kuvendin e Republikës së Kosovës. Ata jetojnë me ne, me të arriturat tona, vështirësitë dhe sakrificat tona, jetojnë me shpirt në Kosovë dhe duan ta shohin Kosovën të zhvilluar e të përparuar.

Propozimet dhe vërejtjet e tyre, do të jenë pjesë e politikës shtetërore që mërgatën tonë ta kthejmë në njërin ndër faktorët më të rëndësishëm të zhvillimit ekonomik të Kosovës dhe integrimit evropian të saj.K.V.