Miratimi i reformës në drejtësi, Rama: Arritëm të paarritshmen në 25 vjet

Pas miratimit të reformës në drejtësi, kryeministri Edi Rama ka shkruar sot në rrjetin social ‘Facebook’ se është arritur ajo që ka qenë e paarritshme në 25 vjet.

Në një postim në Facebook, Rama deklaroi se dita e hënë do të jetë pushim për administratën, ndërsa u ka uruar të gjithëve një fundjavë të gëzuar.

“Së bashku kemi arritur të paarritshmen në 25 vjet. Prandaj të hënën administrata pushim dhe le të jetë një fundjavë e gëzuar për të gjithë”, është shprehur Rama.