Përballjet e fazës së tretë kualifikuese për Ligën e Kampionëve (Foto)

Gara për kualifikime për në Ligën e Kampionëve për edicionin e ri, ka hyrë në një fazë të nxehtë.

Këtë javë që po shkon janë zhvilluar ndeshjet e rrethit të dytë, dhe më 26 korrik, nis rrethi i tretë kualifikues.

Në rrethin e tretë kualifikues bën pjesë edhe skuadra shqiptare, Partizani i Tiranës, që takohet me Salzburgun e Austrisë.

Skuadrat që kalojnë këtë rreth, kalojnë në fazën e Play-Offit.

Ekipet që triumfojnë në fazën e Play-Offit, sigurojnë një vend në grupet e Ligës së Kampionëve, ndërsa ato që humbin kalojnë direkt në Europa League.